Foto nga pallati i Michele D'Alpaos

Historia moderne e Romeos dhe Zhulietës, dashuri me shikim të parë gjatë qendrimit në karantinë (FOTO)

20 Prill 2020, 18:27| Përditesimi: 20 Prill 2020, 18:39

  • Share

Qëndrimi në shtëpi të izoluar prej koronavirusit ka sjellë lindjen e një dashurie me shikim të parë.

Sipas “Daily Mail”, Paola Agnelli, 39 vjeç, tha për programin e “Radio 4”, se si Michele D'Alpaos i cili jeton përtej rrugës në Verona të Italisë, shkruajti emrin e saj në një çarçaf të vjetër dhe duke e lidhur atë në çatinë e ndërtesës së tij që ajo ta shikonte.

Çifti panë njëri-tjetri kur të dy dolën në ballkonet e tyre për të dëgjuar një koncert në lagje, si historia moderne e Romeos dhe Zhulietës.

Lisa Agnelli tha për BBC Radio Four: “Cdo ditë luaj me violinë në ballkon dhe atë ditë, më 17 mars, motra ime po më ndihmonte me audion.

Michele pa motrën time dhe ra në dashuri ndërsa isha duke luajtur ‘We Are The Champions'”, tha Lisa.

Paola Agnelli

 D'Alpaos gjurmoi llogarinë në Instagram të Paolës dhe dyshja filluan mesazhet deri në orën 3 të mëngjesit, ku ai e përshkruan se si të ishin ‘adoleshentë Të dashuruar'.

Cifti kanë jetuar përballë njëri-tjetrit për pjesën më të madhe të jetës së tyre, por asnjëherë nuk janë takuar.

Dhe dyshja janë zotuar se nuk do të takohen, edhe pse janë duke respektuar distancimin shoqëror, pasi Z. D'Alpaos tha se dëshiron ta 'mbrojë' Paolën sepse është në kontakt me njerëzit ndërsa punon në një bankë.

Michele D'Alpaos

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?