Armando Broja

Dashuri 'e vjetër', klubi londinez rihyn në garë për Armando Brojën

11 Prill, 17:13| Përditesimi: 11 Prill, 17:23

  • Share

Armando Broja është në listën e 11 lojtarëve që Chelsea kërkon të shesë në verën e 2024. Pasi u huazua te Fulham dhe nuk gjeti hapësira, Crystal Palace ofron deri në 20 milionë euro për sulmuesin shqiptar.

Tanimë në Londër janë të sigurt se sezoni i ri nuk e gjen Brojën si lojtar të Chelsea, kjo duke parë kërkesat për shqiptarin. "Football.London" raporton se West Ham nuk kanë hequr dorë nga sulmuesi dhe do rifuten në garë gjatë verës.

Chelsea kërkonte deri në 50 milionë euro për Brojën, gjë që për momentin duket e largët, pasi minutat e pakta me Fulham në huazim kanë bërë që situata e sulmuesit të Kombëtares të ndryshojë. Fakt është se vera do jetë e nxehtë për sulmuesin dhe jo vetëm në Gjermani me Kombëtaren.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?