Dashuri e tragjedi, ‘La Boheme’ e Puçinit në Opera! Eva Golemi dhe Amadi Lagha, në skenë si Mimi dhe Rodolfo!

13 Prill, 15:24| Përditesimi: 13 Prill, 16:00

  • Share

Një histori dashurie që ngjizet në Parisin e shekullit XIX.  “La Boheme” e Giaccomo Puçinit është rikthyer në Teatrin e Operas në regjinë e Ada Gurrës...

Është ‘bohemiane’ jeta e poetit të ri Rodolfo që jeton në një papafingo me miqtë e tij, por romantik në shpirt. Me fqinjën Mimi, dashuria lind me shikim të parë dhe dy të rinjtë i hapin zemrën zemrën njëri-tjetrit... Janë solistët Eva Golemi dhe Amadi Lagha, që përcjellin mbrëmjen e së premtes magjinë e kësaj atmosfere të ëmbël.

Solistët, kori i të rriturve, Kori  i Zërave të Bardhë dhe Orkestra Simfonike e dirgjuar nga Jacopo Sipari sjellin kryeveprën në katër aktet e saj.

Një dashuri e shënjuar nga sakrifica, ku keqkuptimet shkaktojnë shkëndija xhelozie. E sëmurë rëndë nga turbekulozi, Mimi largohet nga i dashuri i saj, ata ndahen “në stinën e luleve”... Në Grahmat e fundit Mimi do të jetë pranë të dashurit të saj të zemrës, por sëmundja është rënduar. Në sytë e Rodolfos, zë vend dëshpërimi. 

Opera, do të vijojë të shfaqet nga 16 prilli edhe për tri mbrëmje plot emocione në skenën e Teatrit.

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?