Zlatan Ibrahimovic

Dashuri e përjetshme për Milanin, Ibrahimovic: Qëndroj këtu edhe pas fundit të karrierës

27 Dhjetor 2022, 12:33| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 12:34

  • Share

Zlatan Ibrahimovic dhe Milan janë shumë të lidhur dhe këtë gjë sulmuesi e ka pohuar edhe në një intervistë te fundit për mediet në Itali. 41-vjeçari që vuan një dëmtim prej disa muajsh dhe është jashtë fushave nuk e ka fshehur dëshirën që edhe pasi të mbyllë karrierën me futbollin e luajtur, të vijojë të jetë pjesë e stafit kuqezi.

“San Siro është i veçantë, ashtu si ky qytet. Për 8-9 vite ky qytet e stadium ishin pjesë e karrierës sime, jam me fat, pasi këto vite ishin mjaftueshëm për të fituar trofe të rëndësishëm, për të luajtur me kampionë të mëdhenj dhe për të punuar me trajnerë të mëdhenj", tha fillimisht Ibra.

Më pas sulmuesi tregoi edhe dashurinë e madhe për klubin e Milanit, duke thënë se kërkon të qëndrojë aty edhe pas përfundimit të karrierës me futbollin e luajtur.

"Milan? Është si një shtëpi e dytë për mua. Kam kaluar shumë vite këtu, kam takuar njerëz që më bëjnë të ndihem si në shtëpinë time, ndihem shumë komod, më pëlqen, jetoj dhe ndihem i gjallë. Nuk është sekret që mund të qëndroj këtu edhe pas përfundimit të karrierës”, deklaroi Ibrahimovic.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?