Dashnor Sula: Në mes të Peqinit kalon vetëm më traktor! Keni miratuar rreth 40 mln euro për 0.6% të Qukës-Qafë Plloçë

21 Dhjetor 2022, 20:26| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 21:35

  • Share

 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Dashnor Sula u shpreh se për rrugën Qukës Qafë Plloçë para një muaji janë miratuar rreth 40 milionë euro, teksa është përfunduar 99.4% e punimeve të kësaj rruge. Deputeti demokrat akuzoi qeverinë duke thënë se rruga Kardhiq është bërë me dyfishin e fondit, ndërsa përmendi rrugën e Elbasanit si një projekt që u nis me 312 milionë dollarë dhe u përfundua me 450 milionë.

“Po rruga Qukës-Qafë Plloçë, para një muaji këtu miratuam 50 milionë euro borxh, a e dini që kanë mbaruar mbi 99% e punimeve të kësaj rruge dhe tani merrni mbi 40 milionë dollarë për 0.6% të kësaj rruge. Këto rrugë nuk janë përfunduar, ju dhe një rrugë që keni filluar në Kardhiq e bëtë me dyfishin e fondit. I bie që 10 milionë euro janë për 1 km rrugë, te ju kushton 20-25 milionë euro një km rrugë. Po për rrugën e Elbasanit, e dini që u nis me 312 milionë dollarë dhe përfundoi me 450 milionë dollarë. Qeveria e PS hoqi koncesionarin dhe ai fitoi 45 milionë dollarë në arbitrazh.

Janë dhënë 35 milionë dollarë për skarpatin e malit të Ibës. Zërat e këqija thonë që hiqej mali dhe dilje matanë me aq para. Megjithatë zonja zëvendëskryeministre, unë po ju drejtohem për zonën e Peqinit, aty ka zero investime për një metër asfalt në këto 10 vitet e fundit, aty nuk mbushen dot gropat. Në mes të qytetit të Peqinit vendosen tulla, duhet të kalosh me traktor që të shkosh në spitalin e Peqinit. Rruga Peqin-Belsh rrezikon jetët e qytetarëve në gjendjen si është. Me vërtetë regjimi i Enver Hoxhës ka bërë krime, ka vrarë e dhunuar, por Enveri nga 800 mijë që ishim na çoi mbi 4 milionë, ne sot po ikim mbrapsht, si do rregullohet kjo shoqëri, të rinjtë nuk kthehen më këtu nëse bëjnë studimet jashtë”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Shehaj akuza kryeministrit: Fshihesh pas një kompanie offshore holandeze, po s’kam prova! Rama: Ose je idiot ose bën vetë! Shko bëj një skaner se s’di çfarë flet


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?