Dashamir Shehi gjatë takimit me qytetarët në Kavajë

Politikë

Dashamir Shehi takim me qytetarët në Kavajë: Ky qyteti s'e ka luksin të jetë azil pleqsh, më 25 prill i bashkohet marshit të fitores

1 Prill 2021, 15:39| Përditesimi: 1 Prill 2021, 15:47

  • Share

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i 13-ti në listën e PD-AN në qarkun e Tiranës, ishte sot i pranishëm në Kavajë, në një takim elektoral. Me një shënim në Facebook, Shehi shkruan se kryefjala e takimit ishte ekonomia dhe largimi i të rinjve që ka prekur edhe Kavajën.

"Sot pata disa takime entuziaste në Kavajë me qytetarë që nuk kanë nevojë për leksione demokracie, pasi janë injektorët e  demokracisë në vend. Kujtuam me nostalgji protestën e parë antikomuniste në 26 marsin e vitit të largët 1990, ku në stadiumin “Besa” të Kavajës,  gjatë ndeshjes me Partizanin djemtë dhe burrat e këtij qyteti ishin të parët që bënë thirrje për demokraci. Ata u përballën me ndëshkimin e egër të diktaturës, e cila e përgjaku këtë revoltë, por asgjë nuk e përkul shpirtin e lirë e fisnik të qytetarëve  të Kavajës. Ekonomia ishte kryefjalë e takimit tonë, ndërsa hemorragjia e largimit të trurit dhe rinisë ka prekur edhe Kavajën", shkruan Shehi.

Ai thotë me bindje se me 25 prill, Kavaja do t’i bashkohet "marshit të fitores", pasi nuk e ka luksin të jetë një "azil pleqsh".

"Me 25 prill Kavaja do t’i bashkohet marshit të fitores, pasi Kavaja nuk e ka luksin të jetë një azil pleqsh, por do jetë kryeqendra e investimeve në turizëm.   Kam detyrimin  si politikan por edhe si nip i kësaj treve që të ngre në parlament zërin për shqetësimet e tyre madhore", përfundon Shehi.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?