DASH tha se janë të tronditur nga sulmet ndaj Kim, Berisha nuk tërhiqet: Sillet si guvernatore dhe bën veprime anti-opozitare

8 Prill 2022, 13:45| Përditesimi: 8 Prill 2022, 15:17

  • Share

Duke ju përgjigjur, deklaratës së zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit dhe njëherazi, i dërguari special i DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili u shpreh një ditë më parë se është i tronditur për deklarata e Berishës kundrejt ambasadores Yuri Kim, ish-kreu i PD-së nuk u tërhoq nga qëndrimet e tij kundrejt diplomates amerikane. Berisha përsëriti sulmet ndaj Kim, duke nënvizuar se ajo po sillet si guvernatorë dhe se vepron në mbështetje të Edi Ramës e kundër opozitës.

‘Pyetja del jashtë kontekstit të bisedës, por u garantoj ju se e kam të qartë dhe kam respektin më të madh për ambasadoren kur ajo vepron në përputhej me përfaqësimin e Joe Biden dhe nuk mund të pajtohem me qëndrimet e saj kur ajo vepron si guvernatorë. Kur vepron si guvernatorë do ta kundërshtoj dhe do ta denoncoj. Politikat e SHBA-së synojnë mbështetje për këtë vend., nuk mund të pajtohem me qëndrimet e guvernatores dhe mbështetjen që bën ndaj Edi Ramës dhe veprimet e mirëfillta anti-opozitare.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Legalizimi i kanabisit, Berisha: Do shohim drogim masiv të të rinjve! Vendim për të ligjëruar krimin dhe degjenerimin! I përgjigjet DASH dhe s'tërhiqet nga sulmet për Kim: Sillet si guvernatore


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?