Dash Sula në Kuvend: SPAK të vërë traun të vilat 500 mijë euroshe te Gjiri i Lalëzit dhe të kapë politikanët e korruptuar! Janë të lidhur me krimin

3 Korrik 2023, 17:38| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 21:55

  • Share

 

Deputeti Dash Sula ka folur ashpër në Kuvend, duke thënë se SPAK duhet të godasë si politikanët majtas ashtu edhe djathtas, ndërsa akuzon deputetët se janë të lidhur me krimin e organizuar dhe biznesmenit e fuqishëm në vendin tonë.

Në fjalën e tij, Sula tha se nuk ka nevojë për shumë hetime për të gjetur se  ku ka korrupsion, por mjafton që SPAK të vendosë traun në vilat nga 500 mijë euro në Gjirin e Lalzit apo në jug të vendit dhe të shikojë se kush politikanë futen aty që sipas tij janë të korruptuar. Po ashtu tha se duhet të hetohen edhe deputetët që lëvizin me makina 100 apo 200 mijë euro.

Po ashtu, sipas Sulës, si ata majtas, si ata djathtas po i bëjnë presion SPAK.

“Pranë organeve të qeverisë së ministrive korrupsioni arrin deri në nivelet më të larta. Nuk ka qoftë kriminel të krimit të organizuar që të mos jetë i lidhur dhe të mos ketë mbështetje politikë. Është trinomi krim i organizuar, politikë biznes. E dimë gjithë se këtu jetojmë se cilët biznes nuk marrin kredi në banka për të ndërtuar kulla po marrin paratë. Si ka mundësi një 18-vjeçar të ketë 88 apartamente dhe jeton në Londër, si ka mundësi të ndërtosh kulla e mos të marrësh kredi. Si mund të ndodhë, çfarë ka një politikan të ha dreka me biznesmenë, pse bëjnë pushime bashkë, të dalë telefonata me një krerë të krimit të organizuar, ç’punë ka një nga politika që të rri për drektë me persona të ekspozuar të krimit të organizuar. Tregon që ka interesa të caktuar. Për të gjetur SPAK, dhe e mbështes publikisht, po i them spak e ka shumë të thjeshtë, të vënë traun te gjiri i Lalëzit, Palasë në Dhërmi dhe të shikojë se kush politika shkon në vilat 500 mijë euro. Kjo është e vërteta, të shikojë kush janë këta politikanë që lëvizin me makina 100 mijë euro e 200 mijë euro. Edhe nga krahu i majtë dhe djathtë, ka zonja e deputet që kam respekt maksimal, por ka edhe nga ata që duhet të jenë para drejtësisë. Nuk është normale që SPAK të merret me një arkë peshk, me korrupsionin e një telefoni, kur ke para shumë gjëra, këtu kur ne gjithë e dimë se kush ka këllqe të bëjë korrupsion sa i përket inceneratorit, kush ka këllqe që t’i jepen 200 mln euro personave nëpër bashki të mëdha, është Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, janë qytete e mëdha ku ndahen miliona euro sipas interesave të caktuara. SPAKU është në një person të fortë politk nga të dyja krahët. Nuk flisni ju se jam i bindur se kushdo politikan i mazhorancës se ka një kod siç e ka mafia, të bëjë 1 vit burg dhe të gëzojë pasurinë, mos të akuzohen vetëm për shpërdorim detyre por t’i sekuestrohet edhe pasuria”, tha Sula.


Lajmi kryesor:

Kuvendi/ Berisha i 'gjyqtarëve të plepave' sulmon Felajn! Replikon Nënkryetarja: Jam krenare për familjen time! Ti e familja jote 'non grata' jeni krejt të zi!


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?