Darëzeza si rrallë herë, dhjetëra kalorës nga trevat shqiptare garojnë buzë detit (VIDEO)

1 Nëntor 2020, 16:07| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 17:23

  • Share

Dhjetëra kalorës nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi shndërruan bregdetin e Darëzezës  në një pistë hipizmi.

Me kuaj të racave të ndryshme ata garuan duke përshkruar një gjatësi prej 7 km. Garën e rezistencës e fitoi Luna me pronar Nexhip Bibo nga Fieri ndërsa në atë të shpejtësisë e fitoi kali me pronar Met Sinani nga Kosova.

Kryebashkiaku i Fierit shprehet se hipizmi në Darëzezë shumë shpejt do të shndërrohet në traditë.

“Është një risi e bukur jo vetëm për Fierin por besoj edhe në Shqipëri. Janë aktivitete të pazhvilluara me parë. Me ç'shoh këtu sot masiviteti dhe pjesëmarrja e njerëzve është shumë e madhe, çka na gëzon dhe padyshim na obligon që në të ardhmen t'i mendojmë më mirë", u shpreh Subashi

Garat me kuaj në bregdetin e Darëzezës u ndoqën me kureshtje nga dashamirës të sportit të hipizmit.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SS IT: 01/11/2020 20:11

    O Popull i mjere!!!Mbani maskaaaa!Cfare beni o debila, se mire vete por do semurni familjaret tuaj edhe te tjetret!!!!!IDIOTA EDHE Qeveri DEBILESH ORDINERE....(per mos te them me shume!!)

    Përgjigju
  • Hajde: 01/11/2020 18:15

    Po me distancë o ..

    Përgjigju
  • Arben: 01/11/2020 16:39

    Aty në sy të policisë njerezit perqafohen e rrine pa maska!

    Përgjigju
    • gjobvenesit: 01/11/2020 17:38

      normal. mendon se gjobat ne bulevard vihen se duhet mbrojtur popullsia?! vihen per ata qe ka inat e si honeps dot polici i radhes

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?