Lulzim Basha

Darka e ministrave në Dubai/ Basha: Vendi në ujë, njerëzit e Ramës për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrejtë të botës

10 Janar 2021, 17:27| Përditesimi: 10 Janar 2021, 18:51

  • Share

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për akuzat se gjatë vizitës në Dubai ministrat kanë ngrënë një darkë në një restorant të shtrenjtë.

Përmes një postimi në rrjete sociale Basha thotë se i gjithë vendi është nën ujë për shkak të motit të keq, ndërsa ministrat e Ramës sipas tij shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Në fund të postimit Basha shton se ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që sipas tij e ka mendjen vetëm për veten e saj.

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Darka në Dubai/ Rama: Ministrat s’kanë vajtur për qejf, lekët i kanë paguar të tjerët! Basha: Vendi në ujë, njerëzit e kryeministrit për shtatë palë qejfe


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?