Dardha ‘vishet’ me të bardha! Prenotimet në masën 100%! Qytetarët zgjedhin Korçën për 28-29 nëntorin, shijojnë spektaklin e dëborës (VIDEO)

28 Nëntor 2022, 18:12| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 20:51

  • Share

KORÇË- Dardha në këto ditë festash dhe pushimi është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara të turistëve nga e gjithë Shqipëria edhe për faktin se së fundmi është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Prenotimet në këtë fshat kanë qenë 100% nga turistët të cilët kanë zënë të gjitha kapacitetet akomoduese për të shijuar këto ditë pushimi nën peizazhin e bukur që të fal dardha e veshur me petkun e bardhë të dëborës.

Pavarësisht reshjeve në këtë zonë nuk ka patur problematika pasi për rrugët është kujdesur që të pastrohen dhe kriposen në mënyrë që mos ketë pengesa për mjetet

Turistët përveç të fundjavës kanë prenotuar edhe të hënën dhe të martën, ditë pushimi për shkak të festave.

Një tjetër fshat i prenotuar i gjithi është edhe Voskopoja pavarësisht se në të nuk ka rënë dëborë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?