Kryeministrja daneze me trupat ushtarake

Danimarka planifikon të rekrutojë gratë dhe vajzat për shërbimin ushtarak

14 Mars, 15:52| Përditesimi: 14 Mars, 15:55

  • Share

Danimarka ka bërë të ditur planin për ta zgjeruar detyrimin ushtarak edhe për gratë dhe vajzat për herë të parë dhe kërkon të shtyjë kohën e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Gjithashtu, qeveria daneze kërkon të rrisë buxhetin për shpenzimet ushtarake në 6 miliardë dollarë për 5 vitet e ardhshme për të arrirë objektivat e NATO-s.

‘Ne nuk duam të armatosemi sepse duam luftë. Ne po armatosemi sepse duam të shmangim luftën’, tha kryeministrja e Danimarkës Matter Frederiksen.

Tensionet në Europë janë përshkallëzuar që prej pushtimit rus në Ukrainë në shkurt 2022. Duke zbuluar reformat e reja në shërbimin ushtarak të mërkurën, kryeministrja Frederiksen tha se qeveria po kërkon të arrijë ‘barazi të plotë mes gjinive’.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen tha: ‘Barazia gjinore duhet të kontribuoj së zgjidhjen e sfidave mbrojtëse, mobilizmi kombëtar dhe menaxhimi i forcave tona të armatosura.’

Gratë në vendin skandinav mundet tashmë të marrin pjesë si vullnetare në shërbimin ushtarak. Qeveria planifikon të përfshijë rekrutimin e femrave nga 2026, duke e bërë vendin e tretë europian, së bashku me Norvegjinë dhe Suedinë që ka me detyrim shërbimin e grave në ushtri.

Gjithashtu parashikohet se rekrutimi do të zgjatet në 11 muaj për gratë dhe burrat. Vitin e shkuar, 4700 njerëz kryen shërbimin ushtarak, 25% e të cilëve ishin gra. Ky numër do të rritet në 5000 këtë vit. Forcat e armatosura daneze arrijnë në një numër rreth 20 000 personel aktiv, duke përfshirë 9000 trupa profesioniste.

Vendi ka një popullatë prej gjashtë milionë banorësh dhe po rrit edhe shpenzimet e GDP për ushtrinë nga 1.4% që është aktualisht në 2% për të arritur objektivin e vendosur nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?