Politikë

Danimarka mbështet integrimin e Shqipërisë: BE të gjejë forcën dhe vullnetin për hapjen e negociatave! Zgjerimi, gjeostrategjik për unionin

29 Tetor 2021, 11:31| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 11:32

  • Share

“BE duhet të gjejë forcën dhe vullnetin politik që të marri vendimin për hapjen teknike të negociatave dhe zhvillimin sa më parë të Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë”, ishte mesazhi që politika daneze tha për Kryenegociatorin e Shqipërisë për integrimin ne BE, Zef Mazi gjatë vizitës së tij në Kopenhagen.

Mazi bëri një pasqyrim pasqyrim të gjerë të progresit të Shqipërisë në rrugën e reformave me një numër të gjerë fushash, si ajo në drejtësi, ecurinë e vetingut, progresin në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, imigracionit, pastrimit të parave si dhe në fusha të tjera, dhe kërkoi nga mikpritësit njohje të progresit të bërë dhe mbështetje për rrugëtimin drejt BE.

Nga ana tjetër edhe Danimarka mbështet plotësisht miratimin e kuadrit negociues të Shqipërisë, me bindjen që zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhja e duhur ekonomike dhe gjeostrategjike për Bashkimin Evropian.

Mazi zhvilloi takime me Kryetarin e Komisionit te Politikes se Jashtme te Parlamentit te Danimarkes si dhe anetar i Presidiumit te Keshillit Nordik, z. Bertel Haardel, me Nen-Kryetarin e Komitetit Parlamentar per Ceshtjet Evropiane dhe zgjerimin e BE, z. Henrik Møller, me anetarin e ketij komiteti, z. Christoffer Aagaard Melson, si dhe me Zevendes Sekretarin e Pergjithshem te Asamblese Parlamentare te OSBE, z. Gustavo Pallares.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?