Vaksina AstraZeneca

Kronikë

Danimarka 1 milionë vaksina AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor, përfiton edhe Shqipëria

1 Korrik 2021, 21:47| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 08:54

  • Share

Danimarka do të dhurojë 1 milionë vaksina AstraZeneca për 4 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnjen, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod përmes rrjetit të tij social Twitter.

“Fqinjët tanë në Ballkan po përjetojnë një mungesë të madhe vaksinash, gjë që është e rëndë për komunitetet dhe rrit rrezikun e shpërthimeve të reja që mund të përhapen. Të lumtur që mund të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë partnerët tanë të ngushtë me vaksinat.”, shkruan ai në Twitter.

Ora 21:59
Danimarka 1 milionë vaksina për Ballkanin Perëndimor, Varhelyi: Një përshëndetje e ngrohtë për këtë kontribut të rëndësishëm, bashkë më të fortë

Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, përshëndeti gjestin dhe kontributin e rëndësishëm të Danimarkës për dhurimin e 1 milionë vaksinave anti-COVID në Ballkanin Perëndimor.

“Një përshëndetje e ngrohtë për këtë gjest dhe kontribut të rëndësishëm të Danimarkës në fushatën e vaksinimit të parterëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Bashkë më të fortë”, shkruan ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mendja ben Kalane, Mendja ben Hatane!: 02/07/2021 15:44

    Deri sot ne Shqiperi kane hyre pak me shume se 1 milion vaksina, nga te gjitha prodhimet e te autorizuara nga EMA (perjashto ate kubaneze). Pothuajse te gjitha te paguara nga buxheti i Shtetit me parate e taksapaguesve. Nga keto mbi 1 milion doza vaksinash qe kane hyre ne Shqiperi deri tani: - sa jane AstraZeneca? - sa vaksina AstraZeneca jane injektuar, si doze e pare? - sa raste problematike jane verifikuar me dozen e pare AstraZeneca? - sa vaksina AstraZeneca jane injektuar edhe si doze dyte? - sa raste problematike jane verifikuar me dozen e dyte AstraZeneca? - cila eshte gjendja krahasuese me vaksinat e tjera te injektuara ne Shqiperi?

    Përgjigju
  • Mendja ben Kalane, Mendja ben Hatane!: 02/07/2021 15:24

    Deri sot ne Shqiperi kane hyre pak me shume se 1 milion vaksina, nga te gjitha prodhimet e te autorizuara nga EMA (perjashto ate kubaneze). Pothuajse te gjitha te paguara nga busheti i Shtetit me parate e taksapaguesve. Nga keto mbi 1 milion doza vaksinash qe kane hyre ne Shqiperi deri tani: - sa jane AstraZeneca? - sa vaksina AstraZeneca jane injektuar, si doze e pare? - sa raste problematike ja verifikuar me dozen e pare AstraZeneca? - sa vaksina AstraZeneca jane injektuar edhe si doze dyte? - sa raste problematike ja verifikuar me dozen e dyte AstraZeneca? - cila eshte gjendja krahasuese me vaksinat e tjera te injektuara ne Shqiperi?

    Përgjigju
  • gret: 02/07/2021 09:43

    danimarka ka vdekjen me te larte nga astrazenica ne bote edhe na e jep ne qe te vdesim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?