Dani Alves

Dani Alves pritet të dënohet me 9 vite burg

7 Shkurt, 22:59| Përditesimi: 7 Shkurt, 23:00

  • Share

Dani Alves do ta presë vendimin final të gjykatës në Barcelonë pasi doli para saj tri ditë radhazi, të hënën, të martën dhe të mërkurën, ku folën dëshmitarët dhe iu tregua akuza.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së akuzohet për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në Barcelonë në fund të dhjetorit të vitit 2022. Ish-përfaqësuesi dhe kapiteni i Brazilit ka përfunduar në burg më shumë se një vit më parë dhe është në pritje të vendimit.

Alves i ka hedhur poshtë akuzat që e rëndojnë dhe tha se gjithçka ishte me konsensus. “The Athletic” raporton se ish-mbrojtësi i djathtë do ta marrë vendimin final pas 20 ditësh, më saktësisht më 27 shkurt. Gjithnjë sipas medies në fjalë, nëse shpallet fajtor, Alves mund të dënohet me 9 vjet burg.

Nëse shpallet i fajshëm, Alves do vuante edhe tetë vite dënim pasi prej janarit 2023 është pas hekurave. Gjithashtu, ish-futbollisti brazilian do duhet t’i paguajë 150 mijë euro si kompensim viktimës së agresionit seksual dhe nuk do të lejohet të qëndrojë më afër se 1 kilometër nga ajo.

Dani Alves

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?