Dani Alves, ish-futbollisti i Bracelonës

Dani Alves ndryshon dëshminë dhe pranon dhunën seksuale, rrezikon 12 vite burg

9 Shkurt 2023, 15:06| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 15:07

  • Share

Situata ligjore e Dani Alves është vështirësuar. Futbollisti është akuzuar nga një vajzë 23-vjeçare se mbrëmjen e 30 dhjetorit 2022 ai e ka dhunuar seksualisht në një club nate në Barcelonë. Tanimë gazetari Carlos Quiloz i Antena 3 në Spanjë bën me dije se braziliani e ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me 23-vjeçaren.

Dani Alves ndryshon kështu dëshminë për herë të katërt, teksa më herët kishte thënë se nuk e njihte vajzën në fjalë dhe se ajo po shpifte. Deklaratat e mëparshme nga futbollisti u bënë për të fshehur tradhtinë ndaj bashkëshortes, Joana Sanz.

Me këtë rrëfim, avokatët e brazilianit duhet të ndryshojnë strategjinë dhe do të fokusohen në faktin se akti ka qenë me miratimin e viktimës. Nëse gjykata nuk pranon këtë version, Alves rrezikon nga 4-12 vite burgim. Kujtojmë se mbrojtësi prej afro një muaji qëndron në burgun e sigurisë së lartë në Barcelonë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?