Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla është shprehur se dalja e të dhënave ka pasur për qëllim destabilitetin e vendit, e ndërsa ka bërë e mije se kjo do të shërbejë për të ndërhyrë në ligj që të shtohen penalitetet për personat që vjedhin të dhënat personale me qëllim keqpërdorimin.
"Mbështes hetimin e prokurorisë dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale, një përpjekje për destabilizim dhe këtë i referohem situatës të krijuar në disa kompani pasi prishin marrëdhënien punëmarrës e punëdhënës, shoqëria dixhitale është vunerabël ndaj vjedhjes së të dhënave, shumë shtete në botë kanë rënë pre e sulmeve kibernetike dhe ky është sa sulm kibernetik dhe vjedhje të dhënave, ndëshkimi më i madh duhet të bëhet në këtë rast që të parandalohen raste të tjera në të ardhmen, Institucionet e drejtësisë kanë nevojë të hetojnë edhe fshehje të deklarimeve apo deklarime të rreme se i bën mirë një hetimi të plotë të të gjithë këtij krimi që ka dëmtuar. Ka ardhur koha që ne të rishohim edhe njëherë nivelin e penaliteteve për të dhënat personale, si një kundërpërgjigje për të rritur mburojën kundër keqpërdorjes së të dhënave", tha Balla.
Lajmi kryesor:
Darkë me Bashën? Kreu i Grupit të PS: Shpifje e nekrofilit Sali Berisha, të dy të rimerren në pyetje nga drejtësia e re për 21 janarit, janë tentuar të fshihen prova (VIDEO)
B.K./ReportTv.al