Antonela dhe Big Mama

Dalja e Big Mamës pas sherrit me Antonelën nga BBV ishte e planifikuar!? Zbulohet detaji dyshues

26 Dhjetor 2021, 14:09| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 14:13

  • Share

Pas një debati të ashpër me Antonela Berishën natë e spektaklit të së premtes Big Mama kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia e ‘BBV'. Por veç komenteve të shumta në mediat sociale, që mbështesnin të preferuarën e tyre, një detaj ka ngritur dyshimet se vendimi i këngëtares për tu larguar nga BBV ishte i planifikuar.

Pa u mbushur 24 orë nga dalja prej “Big Brother VIP”, Big Mama i është kthyer punës, respektivisht dasmave. Sipas burimeve nga Prive.al ajo është këngëtarja kryesore në dasmën e futbollistit të njohur nga Maqedonia, Mevlan Murati.

Eventi po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e sotme dhe si i tillë vetëm sa i shton “benzinë zjarrit” se dalja ka qenë e planifikuar.

Dihet që datat për këngëtarët caktohen javë e madje edhe muaj më herët dhe në asnjë variant, çifti nuk do të rrezikonte që të llogariste në “televotim” apo “daljen vullnetare” të Bigut që të jetë pjesë e eventit. E ka menduar Big Mama saktë sa do të rrijë brenda e kur të dalë? Këtë më së miri e di vetëm ajo.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?