Dalin videot nga pushimet e Giorgia Meloni në Vlorë, udhëtim me skaf në plazhet e jugut

15 Gusht 2023, 13:00| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 16:52

  • Share

VLORË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni la pushimet në Pulia dhe u ‘arratis’ për 3 ditë relaksi në bregdetin shqiptar pas ftesës së kryeministrit Edi Rama. Që prej ditës së djeshme, Meloni bashkë me familjarët e saj dhe një grup miqsh ndodhet në Vlorë. Report Tv ka siguruar disa video ku dallohet grupi i Melonit që niset drejt një udhëtimi me skaf për të eksploruar plazhet e kristalta të Vlorës.

Meloni do të qëndrojë në Vlorë për afro 2-3 ditë së bashku me familjen e saj, ndërsa dje ajo zhvilloi edhe një takim ne rezidencën qeveritare me kreun e qeverisë Edi Rama.

Kryeministrja e Italisë mbërriti dje (14 gusht 2023) në Vlorë me një traget linje. Ajo ndërpreu pushimet e saj në Pulia, në një fermë pranë Ceglie Messapica dhe u nis për në Shqipëri, duke iu përgjigjur kështu ftesës së Ramës, i cili pak ditë më parë tha për mediat italiane se e ka ftuar kryeministren italiane që të pushojë në Shqipëri. Madje Rama e konsideroi si motrën e re të Shqipërisë.

Vizita e Melonit në Vlorë, vjen në një moment kur mediat italiane i kanë kushtuar shumë artikuj turizmit në vendin tonë, ndërsa këtë vit shumë italianë kanë preferuar që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri Kreu i qeverisë ka bërë me dije se po arrihet shifra rreth 500 mijë italianë që kanë vizituar Shqipërinë këtë vit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edmond (koder rreshen): 15/08/2023 13:56

    Taulant ! Me qe e ke fillu me kam te mar detyren e Mistrit,mos e len Melonin te shkeli perimetrin e siguris me skaf ,duke ju afru plazhistave,se dihet qe Italjanet marojn per te terheq vemenjen e te tjerve....tam si shefi jot Rama Veneciani .

    Përgjigju
    • Llesh: 15/08/2023 19:22

      Si njeri si tjetri jeni dy maloke koketrashe por me internet qe dhe kur komentoni vetem mut nxirrni nga goje. Turp per veriun qe la kaq injorante si puna juaj

    • Or tej: 15/08/2023 14:58

      Ku di gjo Taulanti nga Librazhdi se ca bohet ne bregdet or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?