Foto ilustruese

Nga sot nafta do të kushtojë 211 lekë! Ulet benzina me 1 lekë! Gazi nuk ndryshon

25 Nëntor 2022, 13:49| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 15:00

  • Share

TIRANË- Nga ora 18:00 e ditës së sotme  nafta dhe benzina do të shiten më lirë. Në vendimin e ri të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet me 211 lekë për litër, nga 214 që ishte, e ndërsa benzina do të kushtojë 194 lekë, nga 195 që ishte, pra 1 lek më pak. 

Ndërsa gazi mbetet i pandryshueshëm në 71 lekë për litër.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 118 lekë/litër. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve", thuhet në njoftim. 

Nisur nga akuzat e shumta, ku kërkohet shkrirja e Bordit me argumentin se po mbron interesat e oligarkëve dhe jo të qytetarëve, sqarohet se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës

"Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës", thuhet në njoftim. 

Çmimet e reja
Nafta  Ishte 214 lekë/litër
Nafta Bëhet 211 lekë/litër
Benzina Ishte 195 lekë/litër
Benzina Bëhet 194 lekë/litër
Gazi   71 lekë/liter (Nuk ndryshon)

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?