Foto ilustruese

Ulet me 4 lekë nafta, do shitet me 214 lekë/litër! Benzina nga sot 195 lekë/litër! Gazi nuk ndryshon

22 Nëntor 2022, 15:03| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 15:30

  • Share

TIRANË- Nga ora 18:00 e ditës së sotme  nafta dhe benzina do të shiten më lirë. Në vendimin e ri të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet me 214 lekë për litër, nga 218 që ishte, e ndërsa benzina do të kushtojë 195 lekë, nga 200 që ishte. Gazi nuk ndryshon, do të vijojë të shitet me 71 lekë/litër.

Nisur nga akuzat e shumta, ku kërkohet shkrirja e Bordit me argumentin se po mbron interesat e oligarkëve dhe jo të qytetarëve, sqarohet se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës

“Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës", thuhet në vendim. 

Çmimet e reja
Nafta  Ishte 218 lekë/litër
Nafta Bëhet 214 lekë/litër
Benzina Ishte 200 lekë/litër
Benzina Bëhet 195 lekë/litër
Gazi   71 lekë/liter (Nuk ndryshon)

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?