Foto ilustruese

Nafta drejt çmimit që ka qenë para luftës, nga sot do shitet me 198 lekë/litër! Ulet edhe benzina me gazin

7 Dhjetor 2022, 15:21| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 16:18

  • Share

TIRANË- Për herë të parë që nga koha kur ka nisur lufta, çmimi i naftës është ulur nën 200 lekë. Bordi i Transparencës ka vendosur që nga sot nafta do të shitet me 198 lekë/litër, e ndërsa ulje me 4 lekë ka pësuar edhe benzina. Më konkretisht nga 184 lekë/litri që ishte, do të shitet me 180 lekë/litri. Gjithashtu edhe pas shumë kohës që ka qenë në një çmim konstat, është ulur me 1 lekë edhe gazi, pra nga 70 lekë është ulur në 69 lekë litri.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet", thuhet në njoftim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi nga sot, datë 7 Dhjetor dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Ministria e Financave dhe Ekonomisë thekson se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Kjo është edhe një përgjigje për ata që duan shkrirjen e Bordit.

Çmimet e karburanteve
Nafta       
Ishte  
206 lekë       Bëhet 198 lekë/litri
Benzina   
Ishte 
184 lekë/litri  Bëhet 180 lekë/litri
Gazi         
Ishte 71 lekë/litër     Bëhet 69 lekë/litri

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?