Foto ilustruese

Nafta do kushtojë 5 lekë më lirë, do shitet 206 lekë/litri! Ulet me 3 lekë dhe benzina! Çmimet e reja nga nesër në 12:00

29 Nëntor 2022, 21:43| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 22:14

  • Share

TIRANË- Nga nesër (30 nëntor) ora 12:00, nafta dhe benzina do të shiten më lirë, e ndërsa gazi prej disa ditësh vijon të mbetet i pandryshuar. Kështu, nafta do të shitet me 5 lekë më pak, pra 206 lekë për litër nga 211 lekë që ishte. Ulje ka pësuar edhe benzina që do të kushtojë 191 lekë/litri ose 3 lekë më pak. E ndërsa gazi mbetet i pandryshuar. Ai do të kushtojë 71 lekë/litër.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër", thuhet nw vendim. 

Nisur nga akuzat e shumta, ku kërkohet shkrirja e Bordit me argumentin se po mbron interesat e oligarkëve dhe jo të qytetarëve, sqarohet se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës

"Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës", thuhet në njoftim. 

Çmimet e reja
Nafta Ishte 211 lekë/litër
Nafta Bëhet 206 lekë/litër
Benzina Ishte 194 lekë/litër
Benzina Bëhet 191 lekë/litër
Gazi   71 lekë/litër (Nuk ndryshon)

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kodra: 29/11/2022 23:18

    Mire qe eshte topi se per bordin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?