Foto Ilustruese

Bordi vendos: Ulet me nga 3 lekë nafta dhe benzina! Gazi nuk ndryshon

6 Dhjetor 2022, 14:41| Përditesimi: 6 Dhjetor 2022, 15:07

  • Share

TIRANË- Çmimet e karburanteve kanë pësuar një ulje ditën e sotme. Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë me nga 3 lekë naftën dhe benzinën, e ndërsa nuk ndryshon çmimi i naftës. Më konkretisht, nafta ishte 209 lekë/litër, e ndërsa nga sot ora 18:00 do të jetë 206 lekë. Nga ana tjetër, sa i përket benzinës, nga 187 lekë/litër që ishte, do të shitet me 184 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 6 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Ministria e Financave dhe Ekonomisë thekson se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Kjo është edhe një përgjigje për ata që duan shkrirjen e Bordit.

Çmimet e karburanteve
Nafta       
Ishte  
209 lekë/litër   Bëhet 206 lekë
Benzina   
Ishte 187 lekë/litër    Bëhet 184 lekë/litri
Gazi         
71 lekë/litër (Nuk ndryshon)

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?