Provimi me shkrim për Akademinë e Sigurisë

Kronikë

Dalin rezultatet e testimit me shkrim për të rinjtë që konkurruan në Akademinë e Policisë

2 Dhjetor 2021, 09:53| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 10:09

  • Share

Kanë dalë rezultatet për 1485 të rinjtë, midis tyre 30% vajza, të cilët iu nënshtruan një ditë më parë testimit me shkrim për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë Rezultatet e testimit janë publikuar pak orë pas provimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook, për qarqet: (Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Shkodër, Lezhë, Kukës, dhe Dibër ).

Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit tek Drejtori i Policisë Vendore, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes për s’kualifikim. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së ankesës. Aplikanti që përfundon me sukses trajnimin në Akademinë e Sigurisë nënshkruan kontratë pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe emërohet në strukturat vendore të Policisë, sipas nevojave të Policisë së Shtetit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?