Kosova & Rajoni

Dalin pamjet tronditëse, si shqiptari vrau shitësin grek gjatë grabitjes 

9 Nëntor 2021, 22:37| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 22:44

  • Share

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda, të vrasjes së një shitësi në Selanik nga një 27-vjeçar shqiptar i cili u fut për të grabitur së bashku me një shtetas grek.

Grabitësi shqiptar, i veshur me rroba të zeza, xhaketë me kapuç, maskë kirurgjikale, dhe me një sfungjer në dorë, futet në minimarket. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, autori futet menjëherë i drejton armën punonjësit fatkeq.

Teksa ky i fundit po tentonte që t'i merrte armën dhe u përlesh me grabitësin, gjatë këtij momenti shqiptari ka qëlluar me armë zjarri dhe plumbi ka rezultuar fatal për shitësin. Sipas mediave greke autori u arrestuar 24 orë pas ngjarjes, ndërsa në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i tij 35-vjeçar.

Viktima ka mbetur një 44-vjeçar, i identifikuar si Mario. Autori 27-vjeçar, i cili u arrestua pak orë pas arrestimit të bashkëpunëtorit të tij, pretendoi se gjithçka ndodhi pasi e i duheshin para.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqip: 09/11/2021 22:59

    te vdesi ne burg plehra, vete i merr jeten tjetrit qe punon per buken e gojes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?