Grupi i turistëve serb që kishin mbetur të bllokuar në Valbonë janë shpëtuar. Ndërkohë është bërë i mundur edhe tërheqja e trupit të pajetë të turistit, i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.
"Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me mbështetjen ajrore të Emergjencave të Shqipërisë ka filluar operacionit e tërheqjes së trupit të pajetë të bjeshkatarit nga Serbia dhe personave të tjerë që ishin afër viktimës. Sipas informatave të para bëhet e ditur se i ndjeri ka pësuar arrest kardiak dhe ekipet tona bëjnë bartjen e trupit deri në hapësirën ku mund të ateroj helikopteri. Për më shumë informata do të njoftoheni në vazhdim", thuhet në njoftimin e Shërbimit te Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Lajmi kryesor:
Serbi pëson infarkt në Valbonë e ndërron jetë, turistët shpëtohen me helikopter, ndihmë edhe nga Kosova! Del VIDEO nga operacioni
B.K.//ReportTv.al