Dalin PAMJET e arrestimit të avokatit, arsenal armësh e jelek antiplumb në bodrumin e shtëpisë në fshat...Do kultivonte kanabis

21 Mars 2020, 09:37| Përditesimi: 21 Mars 2020, 09:41

  • Share

Policia e Shtetit dha detaje nga operacioni i arrestimit të avokatit Endrit Demiri ditën e djeshme nga efektivët e komisariatit numër 1. Shqiptarja.com publikoi një ditë më parë lajmin, ndërsa sot policia sqaron se gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Pëllumbaës të Tiranës, iu sekuestrua një arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak dhe jelek anti-plumb. Armatimet u gjetën në bodrumin e banesës që sipas policisë dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve.

Endrit Demirit 47 vjeç, banues në Tiranë, iu sekuestruan 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.

Policia e Shtetit thotë se vijon puna, në bashkëpunim me prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve në banesë". Policia thotë se i ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

1584780015_1584735716endritdemiri.jpg

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 22/03/2020 11:28

    Duhet pare me ke kriminel ka qene i lidhur, perndryshe ka probleme te renda mendore. Ka ngelur ende femije i viteve '90 kur shihte Xhoni Rambon me Çak Norrisin ne rastin pozitiv ose Toni Montanen ne rastin negativ.

    Përgjigju
  • Shishtaveci: 21/03/2020 13:27

    Rrofte Flamur Noka Minister i Brendshem

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/03/2020 11:59

    A thua sa vrasje jan shkakuar e që nuk jan zbuluar ende nga ky ”avokat” vrasës !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?