Dalin FOTOT/ Si është shkrumbuar totalisht nga flakët lokali i Noziyt

11 Qershor 2023, 10:23| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 11:19

  • Share

 

Lokali i reperit Noziy është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit. Policia ende nuk ka përcaktuar shkaqet, ndërsa vetë stafi i lokalit pretendon se ka qenë një shkëndijë elektrike. Në fakt, siç shihet edhe nga fotot që Report Tv sjell, zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, pasi ka shkrumbuar totalisht çdo gjë brenda lokalit. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se po punojnë për zbardhjen e shkakut të këtij zjarri. Ata akoma nuk kanë artikuluar ndonjë konkluzion lidhur me këtë ngjarje. Por po hetohet për dy pista, zjarrvënie e qëllimshme ose me një zjarr aksidental. Për këtë qëllim hetuesit do të kontaktojnë me pronarin dhe administruesin e lokalit.

Dalin FOTOT/ Si është shkrumbuar totalisht nga flakët lokali i Noziyt

Lajmi kryesor:

VIDEO + FOTO/ Merr flakë lokali i Noizyt në Durrës, shkrumbohet totalisht


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?