Dalin FOTOT, ja kush është 37-vjeçarja që u vra në Tiranë dhe motra që e qëlloi me thikë

3 Shtator 2023, 09:43
  • Share

1693726472_amandapushanimarselapushani.jpg

Report Tv ka siguruar foton e viktimës Amanda Pushani, 37-vjeç, e cila u vra nga motra e saj me thikë një ditë më parë. Po ashtu Report Tv sjell edhe foton e autores së dyshuar Marsela Pushani, 40 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy motrave, ku Marsela Pushani më pas ka qëlluar me thikë 37-vjeçaren. Sipas dëshmisë së Maresela Pushanit, debati kishte nisur pasi familjarët po i kërkonin 37-vjeçares që të linte alkoolin, pasi ishte e alkoolizuar prej 10 vitesh. Në ato moment, sipas saj 37-vjeçarja e ka kërcënuar se do ta vriste bashkë me mamanë dhe vrasjen e ka bërë në kushtet e vetëmbrojtjes.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Krim në familje, motra vret të motrën me thikë, u raportua si vdekje natyrale! Arrestohet autorja: Debatuam që të linte alkoolin, kërcënoi se do më vriste mua dhe nënën (EMRAT)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?