Dalin emrat për zëvendësuesin e Dajës, Asani propozon Gegën: Ishe ti ai që i riktheve lavdinë Partizanit

28 Dhjetor 2021, 12:16| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 12:59

  • Share

Pas largimit të Ilir Dajës zëvendës trajneri Renaldo Kalari ka marrë drejtimin e përkohshëm të Partizanit, por menjëherë kanë nisur spekulimet për trajneri e ri të të kuqve.

Shanset më të mëdha i ka Dritan Mehmeti, aktualisht trajner i ekipit B të Partizanit, për faktin se ai e njeh ambientin dhe në të shkuarën ka zëvendësuar italianin Franko Lerda. Ndërkohë një sugjerim që emocion çdo tifoz të kuq ka ardhur nga Jasir Asani, ish-futbollisti i Partizanit për të cilin flitet se në janar mund të ribashkohet me kryeqytetasit.

Në rrjetet sociale Asani ka postuar një foto me Skënder Gegën, trajneri që i riktheu Partizanit titullin pas shumë vitesh mungesë. Asani shkruan se ‘Gega është ai që e di rëndësinë e klubit dhe që i riktheu lavdinë’.

Ndërkohë klubi po lëviz edhe në merkato. Në shqyrtim është Jamir Hyka, 33-vjeçari që prej kohësh është pa ekip dhe po tenton të rikthehet për të lënë gjurmët e tij. Sakaq në drejtim të kundërt po lëviz Ergys Kaçe, lojtari më i paguar i Superligës me 12 milionë lekë, i cili mund të largohet për shkak të përplasjeve të fundit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?