Dalin datat, nga 29 korriku maturantët zgjedhin fakultetin, ja si do të bëhet regjistrimi (Procedura)

4 Korrik 2020, 15:48| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 19:23

  • Share

Më datë 29 korrik maturantët nisin  aplikimin online për përzgjedhjen e degëve në universitet. Më 29 korrik starton raundi i parë që do të përfundojë më 3 gusht, ku maturantët kanë mundësinë e aplikimit për 10 degë.

Maturantët fillimisht duhet të shkarkojnë faturën e aplikimit, që më pas duhet derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë ose në Postën Shqiptare. Maturantët kanë mundësi ta kryejnë këtë veprim prej datës 3 korrik deri më 28 korrik dhe tarifa e aplikimit kushton 2000 lekë.

 Aplikimet dhe regjistrimet e kandidatëve për në universitete zhvillohen në portalin U-Albania, për maturantët që plotësojnë kriterin e notës mesatare. Pas daljes së rezultateve të aplikimeve në raundin e parë, maturantët kanë mundësi sërish edhe në dy raunde të tjera, ku përsëri do të përzgjedhin nga 10 degë.

Raundi i dytë nis më 19 shtator dhe përfundon më 21 shtator ndërsa raundi i tretë dhe i fundit nis më 12 tetor dhe përfundon më 14 tetor. Kandidatët fitues regjistrohen në portalin U-Albania dhe pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit.

Regjistrimet duhet të realizohen sipas datave dhe parashikimeve të kalendarit të paracaktuar. Në rast të kundërt, regjistrimi do të konsiderohet i pavlefshëm dhe kandidatët nuk do të kenë mundësi të pajisen me numër matrikullimi nga QSHA.

Aplikimet për raundin e parë: 29 korrik – 03 gusht 2020
Aplikimet për raundin e dytë: 19 shtator – 21 shtator 2020
Aplikimet për raundin e tretë: 12 tetor – 14 tetor 2020

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?