Uji i ndotur në Kukës

Helmimi qytetarëve në Kukës, kryebashkiaku: Dolën analizat, nuk ka përmbajte bakteriologjike në ujë! Ta konsumojnë pa probleme

28 Qershor 2022, 12:51| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 12:57

  • Share

KUKËS- Analizat e ujit në Kukës janë publikuar dhe rezulton se nuk kanë përmbajtje bakteriologjike. Lajmi është bërë me dije nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili bën me dije se sipas analizave të ardhura nga Instituti i Shëndetit Publike, uji është i pastër dhe qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.

“Uji është brenda standardeve kjo edhe nga analizat e ardhura nga ISHP, nga sot kemi të gjitha analizat e të gjithë Kukësin dhe lagjen Muja në Shtiqen që vërtetojnë që uji është i pastër, nuk  ka patur helmim të qytetarëve nga uji. Thirrje qytetarëve që të pijnë ujin e pijshëm, uji është i pastër me te gjitha parametrat bakteriologjike, fizio-kimike sipas ligjit. Garantojmë se uji i pijshëm me të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Kukësit është i pastër”, tha Gjici.

Gjici bëri me dije se ka nisur furnizimi me ujë edhe në zonën e lagjes Muja të Shtiqnit, ku ka pasur shqetësim nga bonarët se uji ka qenë i ndotur.

“Me ujë po furnizohen edhe banoret e lagjes Muja të Shtiqnit ku pati shqetësime të banorëve për ndotjen e ujit, 5 shtëpi kane patur këtë shqetësim”, vijoi ai.

Sipas kryebashkiakut të Kukësit, seklartat për helmimin kanë qenë trillim i disa politikanëve.

"Ne s’po fshehim asgjë, jemi transparentë, jemi të vëmendshëm për çështjen e ujit të pijshëm, tre here në ditë bëjmë kontrolle dhe analiza" tha Gjici.

Një ditë më parë, Gjiçi deklaroi se uji në lagjen Muja të Shtiqnit ishte përzier me ujin vaditës. Nisur nga deklaratat e mjekëve se rreth 50 pacientë u paraqitën në spital me simptoma helmimi dhe shqetësimin e qytetarëve për ndotjen e ujit, Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • €£¥₩: 28/06/2022 15:23

    Kta rrejn,e verteta ka ken njeshtu se uji i pishem ka vite qe I shet men ujit te vaditjes jo jam ma i paster se ti je pis etj etj,edhe nga nervat uji vaditjes ka shku e ka hi me zor ne tub mas dreke kur tubat e ujit te pishem kan ken bosh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?