Dakordësi mes avokatëve mbrojtës dhe prokurorit special, gjykimi për ish krerët e UÇK-së pritet të nisë në 1 mars

18 Janar 2023, 13:03| Përditesimi: 18 Janar 2023, 13:09

  • Share

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se është e gatshme që gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të fillojë më 1 mars të këtij viti. 

Në seancën përgatitore të mbajtur ditën e sotme, Zyra e Prokurorit të Spcializuar tha se është gati të nisë gjykimin në 1 mars pavarësisht volumit të punës. Edhe avokatët mbrojtës të ish presidentit të Kosvoës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi kanë shprehur gatishmërinë për gjykimin që do të mbahet në 1 mars.


Lajmi kryesor:

Akuzohen për krime lufte, gjykimi për ish krerët e UÇK-së pritet të nisë në 1 mars


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?