Dako dhe 6 ish-zyrtarë në ‘arrest me burg’, për 3 gra ‘arrest shtëpie’! Mbulohet hyrja e policisë së Tiranës para mbërritjes së ish kryebashkiakut të Durrësit

6 Qershor 2023, 18:00| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 18:07

  • Share

 

Report TV mëson se nga 10 urdhërarreste të lëshuara janë 7 arreste me burg, përfshi dhe ish kryebashkiakun e Durrësit, ndërsa për 3 gra është firmosur “arrest shtëpie”.

Ndërkohë në videon e siguruar shihet teksa drejtoria e policisë së Tiranës ka mbuluar hyrjen e institucionit ku pritet të mbërrijë Vangjush Dako i arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK gjatë ditës së sotme ku u lëshuan urdhër arreste për disa ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit të përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyre.


Lajmi kryesor:

Arrestohet Vangjush Dako, akuzohet për leje ndërtimi për pallatin e dëmtuar dhe tenderin e shëtitores! SPAK urdhër arrest dhe për 8 ish-zyrtarë e 1 ndërtues


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?