Daja: Partizani bëri një hap fals, tani të mendojmë për derbin! Takaj: Mbijetesa e vështirë për shkak të arbitrave

8 Mars 2021, 11:03| Përditesimi: 8 Mars 2021, 12:58

  • Share

Humbja kundër Skënderbeut të vendit të fundit ishte një goditje e fortë për Partizanin, që kishte mundesinë të merrte përkohësisht kreun. Në përfundim të ndeshjes trajneri i të kuqve Ilir Daja tha se skuadra energjitë tashmë duhet t’i orientojë për derbin me Tiranën, që luhet të shtunën për javën e 24 të Superligës.

Ilir Daja, trajner i Partizanit: “Në këto dy ndeshjet e fundit kemi bërë një hap mbrapa. Do na duhet që ti harrojmë sa më shpejt këto ndeshje që të futemi në ritëm dhe në lojën tonë, sepse në fundjavë na pret një ndeshje shumë e rëndësishme.”

Për trajnerin e Skënderbeut Migen Memelli kjo ishte fitorja që i duhej ekipit për t’i dhënë shpresë për mbijetesë.

Migen Memelli, trajner i Skënderbeut: “Ka në aspektin moral, psikolgjik sepse morëm tre pikë ndaj një kundërshtari që synon titullin kampion. Ata janë me meritë deri këtu mund ta humbasin ose ta fitojnë sepse ka edhe shumë javë kampionati. Ne do të shikojmë ndeshjen e radhës me Laçin, ndërsa në finale pastaj kemi qëllim që të arrijmë objektivin mos rënien nga kategoria.”

3 pikët ndaj Partizanit e larguan Skënderbeun nga vendi i fundit, por presidenti i korçarëve Ardian Takaj nuk e sheh situatën shumë pozitive. Ai i druhet edhe arbitrave kur pyetet nëse beson që skuadra do t’i shpëtojë rënies nga kategoria.

Ardian Takaj, president i Skënderbeut: “Këta çunat e rinjë e kanë këtë që bëjnë ndeshje të bukra pastaj ndeshje të dobta. Nuk janë të qëndrueshëm përgjatë gjithë kampionatit. Gjithsesi një fitore që ka një sinjal shprese për mbijetesë. Niveli i skuadrave për të mos rënë nga kategoria është më i vështirë, ka probleme shumë të mëdhaje, me arbitrimin.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?