Sport

Daja në pikëpyetje, por nuk rrezikon vetëm trajneri i Partizanit! Sinani për Brdaric: Nuk duhet të largohet, riktheu Vllazninë e bukur

1 Nëntor 2021, 13:25| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 13:39

  • Share

Barazimi 1-1 me Egnatian që përkthehet me shpërdorimin e mundësisë për të marrë fitoren e parë në kampionat për këtë sezon ka trazuar shumë ujrat te Partizanit. Trajneri Ilir Daja është shprehur i gatshëm një javë më parë për t’u larguar nga bankina, por drejtuesit e klubit i kërkuan të qëndronte. Gjithsesi ndeshja e fundit ka lëkundur edhe drejtuesit, ndërsa vetë trajneri kryeqytetas ka qenë i pezulluar për shkak të derbit me Tiranën.

Daja ndërkohë nuk është i vetmi që sheh t’i lëkundet stoli. E njëjta situatë, edhe pse më e zbehur, përflitet edhe për Brdaric te Vllaznia, klub që në dy ndeshjet e fundit ka pësuar humbje. Në lidhje me këto situate për Report Tv ka folur Vioresin Sinani, golashënuesi më i mirë i historisë në Superligë dhe klubin shkodran, i cili aktualisht është trajner i ekipit U-19 te Vllaznia.

“Unë do flas për Vllaznisë sepse për Partizanin nuk më takon dhe i di vetë punët e veta. Për Vllazninë do të thoja që ka një trajner shumë të mirë pavarësisht se drejtuesit e klubit i dinë të gjitha. Trajneri aktual si vitin e kaluar ashtu edhe këtë sezon Brdaric ka bërë ndeshje të bukura. Vllaznia është kthyer sulmuese dhe te lojrat e mira. Megjithatë unë besoj se Vllaznia e ka trajnerin e mirë,”-shprehet Vioresin Sinani.

Pas 7 javësh kampionat Vllaznia renditet në vendin renditet në vendin e katërt me 9 pikë, 8 më pak se Tirana kryesuese, ndërsa Partizani ka vetëm 5 pikë dhe renditet në vendin e tetë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?