Daja mungon kundër Bylisit, reagon Partizani: Është vetëizoluar për shkak të situatës

19 Dhjetor 2020, 17:03| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 17:36

  • Share

Trajneri i Partizanit Ilir Daja nuk është paraqitur sot me skuadrën në ndeshjen që ekipi luan kundër Bylisit për javën e nëntë. Kjo për shkak se sipas klubit trajneri Daja ka patur disa shqetësime gastrointestinale të shoqëruara me një gjendje të lehtë virale.

Vetëm pak ditë më parë Ilir Daja u përfol si i prekur me koronaviorus, por ishte klubi i Partizanit ai që e mohoi.

NJOFTIM I PARTIZANIT

FK Partizani njofton se traineri Ilir Daja do të mungojë sot në takimin Partizani – Bylis i vlefshëm për javën e 9 të kategorisë superiore dhe ekipi do të drejtohet nga ndihmësit e tij Pollozhani, Kalari dhe Bozhiqi. Traineri Daja ka patur disa shqetësime gastrointestinale të shoqëruara me një gjendje të lehtë virale. Duke ju përmbajtur dhe respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore në këtë situatë të pandemisë së covid 19 Daja është vetëizoluar në shtëpi. Klubi i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në drejtimin e skuadrës trainerit Ilir Daja.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?