Daily Mail: Gangsterët shqiptarë kanë ‘uzurpuar’ tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, burgjet po tejmbushen

4 Dhjetor 2023, 17:45| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 17:53

  • Share

Gangsterët shqiptarë kanë “uzurpuar” tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, duke bërë që burgjet britanike të mbushen me ta.

Sipas 'Daily Mail', bandat nga shteti ballkanik tani 'ushtrojnë kontroll të madh’ mbi trafikim e kokainës, zbulon një raport i Kombeve të Bashkuara, me kriminelë që importojnë në kontinentin e Evropës përmes porteve në Anglinë juglindore.

Një gjykatës britanik është shprehur fermat e kanabisit drejtohen nga rrjetet kriminale shqiptare kanë arritur 'nivele epidemike' dhe kjo është kthyer në ‘industri'.

Të ndihmuar nga aleancat me kartelet e drogës të Amerikës së Jugut, këta gangsterë po e përforcojnë kontrollin e tyre duke përdorur një kombinim të frikës dhe dhunës vdekjeprurëse, ndërkohë që ‘krekosen’ në mediat sociale duke ndarë foto të jetës luksoze.

Së fundmi 80 emigrantë shqiptarë janë dënuar me gjithsej 130 vite burg gjatë katër muajve të parë të vitit.

Krimet e tyre përfshinin vrasje, përdhunim, sulm me armë zjarri dhe rrëmbim.

Shkalla e valës së krimit po ushtron presion mbi burgjet tashmë të tejmbushura në Mbretërinë e Bashkuar, duke detyruar qeverinë britanike të bëjë marrëveshje me Shqipërinë, për të deportuar shqiptarët e dënuar.

Shumë të rinj shqiptarë po futen ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe po bashkohen me bandat e drogës dhe kur të kapen nga autoritet britanike të justifikohen duke thënë se ‘kushtet e vështura në Shqipëri e kanë detyruar të bejnë një punë të tillë’.

Tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar mendohet se kap vlerën 2 miliardë paund me rreth 976,000 konsumator, ndërsa numri vjetor i vdekjeve të lidhura me kokainën është rritur shtatëfish në një dekadë dhe tani është 840.

Hulumtimi i Agjencisë Kombëtare të Krimit ka treguar se grupet e krimit të organizuar nga shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës në të gjithë qytetet kryesore dhe zonat periferike të MB./ Daily Mail

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?