Foto ilustruese

'Daily Mail': Bandat shqiptare po kontrollojnë furnizimin me kokainë nga Ekuadori në Britani! Përfshihen në përplasje të përgjakshme për të fituar zonat e influencës

18 Mars 2023, 08:42| Përditesimi: 18 Mars 2023, 08:48

  • Share

Media britanike ‘Daily Mail’ i ka dedikuar një tjetër artikull trafikut të drogës duke përmendur se si bandat shqiptare po kontrollojnë furnizimin me kokainë nga Amerika e Jugut dhe po ‘mbushin’ Britaninë. Bazuar në hulumtimin ë Agjencisë Kombëtare të Krimit, tregojnë se grupet e krimit të organizuar nga shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës në të gjithë qytetin kryesor dhe zonat periferike të Britanisë. 

Të njëjtët kanë marrë kontrollin me dorë të hekurt të shpërndarjes së kokainës nga Ekuadori, gjë që i ka bërë të përfshihen edhe në luftime të përgjakshme me kartelet lokale në mënyrë që të marrin në zotërim zonat e influencës.

Sipas burimeve të Daily Mail, një figurë misterioze e botës së krimit nga Shqipëria, e njohur vetëm me iniciale, thuhet se është një nga kokat e rrjetit të tregtarëve të drogës që furnizonin me kokainë profesionistët e klasës së mesme, udhëtarët dhe studentët. Kokaina e kontrabanduar nga Ekuadori në Britani zakonisht fshihet në anije me kontejnerë dhe hyn përmes porteve të Roterdamit ose Antwerp-it, të cilat gjithashtu kanë parë një rritje të madhe të krimit të bandave të lidhura me drogën.

Pas hetimeve të kryera, DailyMail zbulon edhe historinë e patreguar të një prej narkotrafikantëve më famëkeq të Shqipërisë, i cili është liruar para kohe në mënyrë të dyshimtë nga një burg në Ekuador. Dritan Rexhepi është quajtur “mbreti i arratisjeve” për shkak të arratisjes nga burgjet në Belgjikë dhe Shqipëri si dhe “mbreti i kokainës” për ‘suksesin’ e tij në futjen e kokainës në Evropë.

Ai tani duket i vendosur të shfrytëzojë një boshllëk ligjor për të shmangur ekstradimin në Evropë, ku kërkohet për një sërë krimesh të lidhura me bandat, përfshirë edhe vrasje.

Rexhepi, i cili është paraqitur në listën e “Most Ëanted” në Scotland Yard, është tipik i narkotrafikantëve shqiptarë me bazë në Ekuador, ku anashkalojnë ndërmjetësit tradicionalë, negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut dhe komandojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit për sjelljen e narkotikëve nga Amerika e Jugut në Evropë, në veçanti në Mbretërinë e Bashkuar.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?