Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë! Nga dita e dasmës te fustani i nuses, këngëtarja zbulon detajet e martesës

15 Prill, 14:53| Përditesimi: 15 Prill, 15:08

  • Share

Dafina Zeqiri këngëtarja e shumë hiteve ka zbuluar disa detaje për ditën e saj të dasmës me bizesmenin Kreshnik Gjergji.

Edhe pse del rrallë në intervista bukuroshja zeshkakane e ftuar në emisonin e Ermal Peçit në RTSH përveçse se foli për jetën profesionale ajo tregoi edhe për planet e dasmës. Dafina tha se ka ndërmend që të martohet nga fundi i vitit, pasi në verë është shumë nxehtë.

Ermal Peçi e pyeti se si janë ndarë detyrat në çift teksa me shaka Dafina u shpreh se Kreshnikut si burrë i takon më shumë përgjegjësi për organizimin.

“Kjo puna e listës është tmerr, dikush do mërzitet dikush do thotë diçka. Por të jem e sinqertë s’do merakosem për këtë pjesë, dasma do jetë dita më e rëndësishme e jetës sime dhe Kreshnikut dhe kjo vlen më shumë.

Do jem një nuse me fustan të bardhë, nuk do të eksperimentoj. Fustanin tim të nusërisë do t’ia trashëgoj vajzës”, shprehet këngëtarja.

Pra duket se dëshira e Dafinës lidhur me fëmijët është që të jetë nënë e një vajze. 

Të gjitha detajet e dasmës, Dafina i zbuloi pas propozimit për martesë që mori nga partneri i saj Kreshniku.

 

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?