Daçiç nga samiti i OSBE-së në Shkup: Kosova nuk do bëhet kurrë pjesë e kësaj organizate

30 Nëntor 2023, 20:40| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 20:45

  • Share

1681817957_dacic.JPG

Pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov akuzoi BE-në dhe NATO-n për keqpërdorjen e OSBE-së dhe përmendi edhe bombardimin e Serbisë në vitin 1999, edhe ministri i Jashtëm serb, Iviça Daçiç ka ndjekur të njëjtën linjë arsyetimi gjatë samitit në Shkup.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot në Shkup, ku po mbahet Këshilli i 30-të Ministror i OSBE-së, se Kosova nuk do të bëhet kurrë anëtare e asaj organizate. Duke komentuar pretendimet se Shqipëria ka kërkuar që Kosova të jetë anëtare e OSBE-së, Daçiq tha se fatmirësisht vendimet merren me konsensus në organizatë.

“Kosova kurrë nuk do të mund të bëhet anëtare e OSBE-së sepse Serbia nuk do të pajtohet me të”, tha Daçiq.


Lajmi kryesor:

Samiti në Shkup, Sergei Lavrov: OSBE-ja është bërë vegël e BE-së! Hasani e replikon: Rusia dhe lufta e saj, kërcënimi më i madh për sigurinë tonë sot


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?