Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç

Daçiç: Kurti po krijon alibi për çdo serb që synon ta arrestojë

1 Korrik 2023, 14:25| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 14:26

  • Share

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpallur dy organizatat serbe si grupe terroriste. Daçiç ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po krijon alibi për çdo serb që synon ta arrestojë, që sipas tij është një liste prej 350 personash.Daçiç të shtunën ka thënë se këto organizata janë inekzistente, por sipas tij, Kurti do t’i përdorë si alibi për serbët që mund të arrestojë.

“Kurti në këtë mënyrë krijon një lloj alibie për çdo serb të radhës që synon ta arrestojë dhe të kujtojmë se ekziston një listë prej 350 personash. Kujdes nga ajo që ka dalë, se duke shpallur organizatat inekzistente si terroriste, njerëzit e pafajshëm të arrestuar nga policia e tij do të akuzohen për një krim fiktiv të terrorizmit dhe do të mbahen në burg. Ai njeri me të vërtetë fantazon për fillimin e një lufte dhe, për fat të keq, nuk do të ndalet së gjuajturi koka serbe”, ka thënë Daçiq për Kurir.

Daçiqi ka deklaruar se reagimi i disa vendeve perëndimore ka qenë i fortë kundrejt Kosovës, por sipas tij duhet të merren veprime konkrete.

“Sigurisht që kjo nuk mjafton. Nëse vërtet ekziston vullneti që ai të vijë në vete, të tërheqë njësitë e tij speciale nga veriu, kryetarët e tij të paligjshëm nga komunat serbe dhe të formojë urgjentisht Asociacionin, por të llojit për të cilin është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit, komuniteti ndërkombëtar do ta zgjidhte lehtësisht. Askush nuk ka besuar që nga dje se një Albin Kurti është kaq i fuqishëm, më i fuqishëm se gjithë bashkësia ndërkombëtare”, thotë Daçiq.

Qeveria e Kosovës të enjten shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, organizata këto që veprojnë në veri. Nga Qeveria kanë thënë se veprimi u mor në koordinim me aleatët, por kjo u mohua nga shtetet e QUINT-it e SHBA-ja.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?