Dëshmia e studentit turk që u shtri
para tankut: Cilës ushtri i përkisni?

18 Korrik 2016, 18:08| Përditesimi:

  • Share
Në mesin e imazheve të paharrueshme që erdhën si pasojë e tentativës për grusht shteti në Turqi ishte dhe ajo e një burri në moshë mesatare që u shtri para tankut në aeroportin Ataturk të Stambollit. Kjo fotografi ka bërë xhiron e botës duke u interpretuar si një heroizëm i guximshëm.
 
40-vjeçari Metin Dogan, student i mjekësisë është njeriu që qëndroi i shtrirë nën gjurmët e ‘’përbindëshit’’ ushtarak. Fotografitë janë krahasuar me ato të demonstaratve të vitit i989 ku studentët e Pekinit qëndronin përpara tankut. Menjëhërë pas publikimit të kësaj fotografie mijëra njerëz në botë e kanë shpërndarë duke e shoqëruar me hashtagun: TankMan.
 
‘’Ndërkohë që u afrohesha ushtarëve u thashë: Unë jam ushtar turk, po ju cilës ushtri i përkisni? Kështu tanku ndali por unë vijova tu thërras atyre. Papritur tanku vijoi të ecte përsëri dhe unë lëviza nga e djathta e tankut, ai u ndal përsëri’’, është shprehur Dogan.

40-vjeçari ishte vetëm njëri prej atyre që doli në rrugët e Stambollit për të ndalur forcat e armatosura që të vijonin dhunën e cila fatkeqëisht solli mbi 200 të vdekur.  

metin dogan

tank man

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?