CWP EUROPE dhe General Electric lidhin një marrëveshje partneriteti për zhvillimin e një projekti hibrid të energjisë se ripërtëritshme me përmasa historike në Shqipëri

26 Tetor 2023, 20:03| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 20:07

  • Share

Shoqëria GE Vernova Onshore Wind dhe CWP EUROPE kanë lidhur një marrëveshje historike për të zhvilluar një projekt hibrid të një shkalle të gjerë për shfrytëzimin e energjisë se erës dhe diellit në Shqipëri.

Me një investim qe parashikohet te jete mbi 1 miliard euro deri në përfundimin e te gjitha fazave te tij, ky projekt do të krijojë mbi 1500 vende pune gjate etapës ndërtimore dhe pritet të jetë në gjendje të prodhojë energji të mjaftueshme për të mbuluar deri ne 75% të gjithë konsumit vjetor te familjeve Shqiptare.

Një pjesë e konsiderueshme e investimit parashikohet te shkoje për zhvillimin e infrastrukturës kritike vendore, duke ofruar mundësi të konsiderueshme punësimi dhe përmirësime afatgjata në rajon. Për më tepër, projekti ka potencial ta ndihmoje Shqipërinë te behet eksportues neto i energjisë elektrike, duke rritur ndjeshëm sigurinë energjetike te vendit si dhe atë rajonale.  

Stephen Swift, Drejtor i Përgjithshëm Komercial i GE Vernova Onshore Wind, tha: “E vlerësojmë lart partneritetin tonë të gjatë me CWP,  me te cilet kemi zhvilluar disa projekte me vlerë të madhe në mbarë botën. Jemi te entuziazmuar të punojmë me ta në Shqipëri, ne mënyrë qe të mbështesim kërkesat e vendit dhe ato europiane per energji të pastër”. 

Përpara fillimit të aktiviteteve të ndërtimit, projekti do të siguroje të gjitha miratimet e lejet e nevojshme të zhvillimit dhe, paralelisht, do të kryejë një vlerësim rigoroz të ndikimit mjedisor dhe social duke iu përmbajtur standardeve më të larta ndërkombëtare.

Partneriteti ndërmjet GE dhe CWP është një arritje e jashtëzakonshme, e cila do te siguroje përdorimin e zgjidhjeve më të fundit e me inovative inxhinierike për këtë projekt historik.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?