Bubulina dhe Çun Lajçi

Çun Lajçi kujton të bijën: S’rreshta t'u ardh me puth gurin tënd! S’të kam shkruar se më ka gërryer vetmia

3 Maj 2023, 08:21| Përditesimi: 3 Maj 2023, 08:24

  • Share

Me disa rreshta prekëse ku shpreh atë çka ndjen, aktori Çun Lajçi ka kujtuar të bijën për ditën e saj të lindjes. Bubulina u nda nga jeta 6 vite më parë, por është cdo ditë në mendjen e të atit.

Në një postim në Facebook, Çun Lajçi shkruan se në këto vite nuk kanë munguar vizitat në varrin e të bijës. Po ashtu thotë se nuk ka arritur t’i hedhë dot në letër këto rreshta për shkak të vetmisë që e gërryente prej mungesës dhe boshllëkut që i la humbja e vajzës.

Postimi i Çun Lajçit

Urime ditëlindja Bubulinë
(02.05.1983)
S’kam harrua më t’shkrua, vonua po, por harrua s’kam,
shumë muej janë ba pa vu shkronja n’letër,
pesë vite s’rreshta tue ardhë me puthë,
gurin tand n’Drelaj!

S’kam harrua më shkrua, por mujtë s’kam,
se gërrye m’ka vetmia,
tue kërkua hijën tande, rrugëve tua,
rrugëve t'mia!

Vonua jam, por s'kam harrua
sot ditëlindjen e ke
që, po i ve shkronjat n'letër:
- Unë pesë vite ma i plakun, Ti pesë vite ma e re!
Bubulinë, urime ditëlindja.
02.05.2023

Komento

Komente

  • Rovena: 04/05/2023 21:48

    Me bere te lotoj me keto vargje.Te qofte dhimbja me e lehte dhe Bubulina qofte e xhenetit.

    Përgjigju
  • Linda: 03/05/2023 12:19

    Zoti te ndihmoft vajza jote u preht ne parajs

    Përgjigju
  • Artur: 03/05/2023 11:34

    Ah sa e trishte… force e kurajo.

    Përgjigju
  • Erik: 03/05/2023 09:26

    E paharruar qofte per ju dhe uroj te gjesh pak gezim ne njerez dhe pasione te tjera, per te vazhduar me buzeqeshje jeten perpara. I forte eshte njeriu kur jeton me nje dhimbje dhe brenge kaq te madhe sikurse humbja e femijes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?