Foto ilustruese

Çuli kundër 'Big Brother': Tmerr! Rrugaçëria dhe alabakëria kanë pushtuar televizionet! Po përdhunohet barbarisht çdo vlerë qytetare

15 Janar 2023, 11:43| Përditesimi: 15 Janar 2023, 11:48

  • Share

TIRANË- Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli është një nga kritikët më të ashpër të formatit Big Brother, ku kësaj here u shpreh se nuk e kishte menduar se do vinte një ditë që në televizionet shqiptare do të mbizotëronte rrugaçëria.

“Tmerr!!! Kurrë nuk e kisha imagjinuar që një ditë rrugaceria, alabakeria, malavita, do të pushtonin televizionet tona dhe do poshtëronin një popull të tërë! Nuk e di se si ndjehen njerëzit e mendjes, intelektualët, njerëzit e artit dhe kulturës, kur shohin degjenerimin e plotë të televizioneve tona kombëtare?! Nuk e di se si ndjehen kur shohin të heshtur të përdhunohet kaq barbarisht çdo vlere qytetare e ndërtuar nga historia e këtij vendi?! Të paktën, sinqerisht, shpresoj mos ketë vrasje pasi të mbarojë kjo neveri e turpshme me emrin BB! "Fali o zot se s'dinë çka bajnë"!”, shkruan Çuli.

Ai edhe më herët është shprehur se ky format nuk po transmeton vlera, por anti vlerat e shoqërisë shqiptare.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Capa Culi: 15/01/2023 14:43

    Po ik o Capa Culi mos na bej moralistin se ju te vetquajtuerit artist e aktor jeni njerezit me rrugac e te degjeneruar. Thjesht tenton te maresh pak vemendje nga suksesi i big brotherit, por ska me aktor me te deshtuar se ju te ketij brezi.

    Përgjigju
  • !!!: 15/01/2023 14:16

    Une per vete jam rehat, nuk e kam pare asnje sekond kete nevojtore spektakel!

    Përgjigju
  • Luizi: 15/01/2023 13:53

    Top Channel e shet per super spektakel, ti sec thua. Haha

    Përgjigju
  • AltinTop: 15/01/2023 13:28

    Rrugaçeria dhe kurvlleku me i mire shperblehet me 100 mije euro... Kurse politikanet hajdute me te mire shperblehen me qindra mijera euro. E shkreta Shqiperi ku ke perfunduar!

    Përgjigju
  • BBF: 15/01/2023 12:32

    Shume e drejte. Nuk mund te quhet Reality show sepse nuk pasqyron asnje realitet te shoqerise shqiptare. Plot me baxhella dhe me injorante. Nese këta Jane Vipat Shqiptare me vrap te emigrojme ne Gjermani se ky vend paska ik per lesh.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 15/01/2023 12:26

    Nuk e di ku jeton ti Culi por kjo eshte shqiperia. Rrugaqeria halabakria malavita eshte shtrire gjithkund ne qeveri ne institucione ne qytete e ne lagje. Kjo eshte arsyja pse ikin intelektualet dhe pjesa me e ndershme e kombit .Ato qe largohen per tu marre me droge dhe ato punojse te shtetit kthehen e rrine ne shqiperi se po pergatiten per amnistin fiskale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?