Fitorja e Miamit në Boston

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

25 Prill, 17:02| Përditesimi: 25 Prill, 17:03

  • Share

NBA zhvilloi ndeshjet e radhës çerekfinale në play-off , me nga një duel në secilën Konferencë.

Në Lindje surprizë ishte humbja e Boston Celtics nga Miami Heat me rezultatin 101-111, duke i dërguar në 1-1 ndeshjet e tyre në play-off.

Pikashënuesi më i mirë ishte Tyler Herro i miqve, i cili kompensoi mungesën e Butlerit me 24 pikë (6/11 nga distanca) dhe 14 asistime, duke i bërë të gjithë shokët e tij që të jepnin më të mirën. Ai u ndoq nga Martin (21) dhe Adebayo i cili e mbylli me 21 pikë dhe 10 kërcime përpara Jaquez Jr. (14) dhe Jovic (11).

Mbrëmja nga ana tjetër ishte shumë e komplikuar për Celtics. Bostoni gjeti 33 pikë me Jaylen Broun dhe 28 nga Tatum, por asnjë nga bashkëlojtarët e tyre nuk arriti t'u japë mbështetje dy yjeve. Ndeshja e tretë do të luhet të dielën në mesnatë me orën shqiptare.

Në Oklahoma, Thunders fituan me diferencë 124-92 kundër Pelicans dhe e dërgojnë sërinë e ndeshjeve në 2-0.

BOSTON CELTICS-MIAMI HEAT 101-111 (1-1)

OKLAHOMA CITY THUNDER-NEW ORLEANS PELICANS 124-92 (2-0)

Cerekfinalet në NBA

Konferenca e Lindjes

Cleveland – Orlando, (2-0)

New York – Philadelphia, (2-0)

Boston 101 – 111 Miami (1-0)

Milwaukee – Indiana, (1-1)

Konferenca e Perëndimit

Minnesota – Phoenix, (2-0)

Denver – Lakers, (2-0)

Clippers – Dallas, (1-1)

Oklahoma 124 – 92 New Orleans (1-0)

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?