Bledi Çuçi dhe Luigi Soreca

Zgjedhjet e 25 prillit/ Çuçi takon Sorecën: BE mbetet një partner i pazëvendësueshëm!

14 Janar 2021, 14:44| Përditesimi: 14 Janar 2021, 14:56

  • Share

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luigi Soreca.

Ministri Çuçi, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook shkruan se në takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në çështje të interesit të përbashkët që lidhen me rendin, sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe ndihmën në kuadër të programit IPA III.

Ai shtoi se biseduan gjithashtu për punën përgatitore të zgjedhjeve të 25 prillit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces.

“Bashkimi Europian mbetet një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe anëtarësimin e plotë në union”, shkruan në fund Çuçi

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?