Ministri Xhelal Svelça dhe ministri Bledi Çuçi

Kronikë

Çuçi takim me homologun nga Kosova: Pika kufitare e Shishtavecit të bëhet e kalueshme për të automjetet për të gjithë

20 Maj 2021, 15:52| Përditesimi: 20 Maj 2021, 15:54

  • Share

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka pritur ditën e sotme në një takim homologun nga Kosova, Xhelal Svelça ku është diskutuar për disa çështje të interesit të përbashkët.

Nga të dy homologët u diskutua gjithashtu edhe për funksionimin e marrëveshjes kufitare mes dy vendeve. Po ashtu gjatë takimit u diskutua mundësia e rikategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit, në mënyrë që të bëhet e kalueshme për të gjitha automjetet. Sakaq u nënvizua edhe për risitë që sjell për shtetasit e Kosovës projektligji i ri për të huajt.

Po ashtu gjatë takimi u fol edhe për intensifikimin e bashkëpunimit policor në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafiqeve në të dyja anët e kufirit, si dhe koordinimi për çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit evropian të dy vendeve tona. Pjesë e diskutimit ishte dhe çështja e lehtësimit të mëtejshëm të lëvizjes së lirë të njerëzve, sidomos atyre që banojnë në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshmë të Kosovës, Xhelal Svelça, ishte i shoqëruar edhe nga zyrtarë të lartë të ministrisë së Policisë së Kosovës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?